Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka çelur sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027 me një ceremoni solemne, ku u mirëpritën studentët e rinj.
Nën intonimin e Himnit të Republikës së Kosovës dhe atij Kombëtar, ceremonia mblodhi drejtuesit e universitetit, me në krye u.d. Rektoren, Ftore Malaj, dekanët e fakulteteve, stafit akademik dhe studentët.
Në fjalën e saj, Rektorja Malaj i urooi studentët dhe nënvizoi përkushtimin e institucionit për ngritjen e cilësisë së arsimit, përmirësimin e kushteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ajo theksoi se emri i heroit Kadri Zeka është përgjegjësi për t’i shërbyer dijes dhe shoqërisë me integritet.
Në vijim, mesazhe mirëseardhjeje dhe urime për një rrugëtim të suksesshëm përcollën dekanët e të gjitha fakulteteve (Edukimit, Juridik, Ekonomik, Shkencave Kompjuterike, Aplikative dhe Sociale), si dhe përfaqësuesja e studentëve, Qëndresa Dauti, e cila i inkurajoi të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre me guxim e besim.
Këtë vit, UKZ shënoi edhe shtrirjen e saj ndërkombëtare me praninë e Bejza Dogruja nga Turqia, e cila do të ndjekë një semestër studimesh në Fakultetin Ekonomik përmes programmeve të mobilitetit.
Ceremonia u përmbyll me urimet për një vit të mbarë e me arritje të reja për të gjithë studentët.
