SPORT/Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan përjetojnë magjinë e xhudos

​Gjilan, 2 tetor 2026- Oborri i shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan sot është përfshirë nga një energji e veçantë sportive, ku fëmijët kanë pasur mundësinë të përjetojnë nga afër magjinë dhe disiplinën e sportit të xhudos.

​Në kuadër të këtij aktiviteti, trajnerët dhe sportistët e Klubit të Xhudos “Gjilani” zhvilluan demonstrime spektakolare të teknikave bazë.

Pjesa më entuziazmuese për nxënësit ishte mundësia për t’u bërë vetë pjesë e tatamit, ku provuan lëvizjet e para nën udhëzimin e profesionistëve.

Activiteti u karakterizua nga kurioziteti i madh, buzëqeshjet dhe interesimi i jashtëzakonshëm i fëmijëve për t’iu përkushtuar këtij sporti.

​Ky demonstrim u realizua në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos” (komponenta “Xhudo në Shkolla”). Programi ka për qëllim kryesor masovizimin e xhudos dhe shtrirjen e kësaj disipline në çdo shkollë e komunë të Republikës së Kosovës, duke edukuar brezat e rinj me frymën sportive dhe vlerat e xhudos.

Shpërndaj me të tjerët