Gjilan, 3 Tetor 2026 — Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan kanë nisur sot aktivitetet përkujtimore për të shënuar 65-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Nuhi Berisha.
Me këtë rast, përfaqësues institucionalë, bashkëveprimtarë dhe qytetarë nderuan jetën, veprën dhe sakrificën e tij sublime për lirinë e vendit.
Në kuadër të këtij përvjetori jubilar, u bë edhe promovimi i monografisë “Militanti Nuhi Berisha”, me autor Agim Sylejmanin.
Kjo vepër i kushtohet tërësisht jetës, veprimtarisë klandestine dhe idealit të atdhedashurisë së njërit prej figurave më të shquara të rezistencës shqiptare.
Gjatë ditës, programi përkujtimor vijon me një varg aktivitetesh kulturore, shkencore dhe përkujtimore, të cilat synojnë të ndriçojnë dimensionin e plotë historik të figurës së Nuhi Berishës dhe trashëgimisë së tij në lëvizjen çlirimtare.
