KULTURË/Promovohet monografia “Militanti Nuhi Berisha” në 65-vjetorin e lindjes së Heroit

​Gjilan, 3 Tetor 2026  — Me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan kanë nisur sot aktivitetet përkujtimore për të shënuar 65-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Nuhi Berisha.

Me këtë rast, përfaqësues institucionalë, bashkëveprimtarë dhe qytetarë nderuan jetën, veprën dhe sakrificën e tij sublime për lirinë e vendit.

​Në kuadër të këtij përvjetori jubilar, u bë edhe promovimi i monografisë “Militanti Nuhi Berisha”, me autor Agim Sylejmanin.

Kjo vepër i kushtohet tërësisht jetës, veprimtarisë klandestine dhe idealit të atdhedashurisë së njërit prej figurave më të shquara të rezistencës shqiptare.

​Gjatë ditës, programi përkujtimor vijon me një varg aktivitetesh kulturore, shkencore dhe përkujtimore, të cilat synojnë të ndriçojnë dimensionin e plotë historik të figurës së Nuhi Berishës dhe trashëgimisë së tij në lëvizjen çlirimtare.

Shpërndaj me të tjerët