SPORT/Kosova barazon me Austrinë pas një fundi dramatik

​Prishtinë, 4 tetor 2026  – Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultatin 1:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kombeve, në një sfidë ku “Dardanët” ishin fare pranë marrjes së pikëve të plota.

​Pjesa më e madhe e takimit dhuroi lojë të mirë dhe të matur nga Kosova, por zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në minutën e 70-të.

Pas një depërtimi fantastik nga krahu i djathtë, Edon Zhegrova shërbeu mrekullisht në zonë rezervistin Fisnik Asllani, i cili nga afërsia nuk gaboi dhe kaloi Kosovën në epërsi 1:0.

​Megjithatë, festa e kampit  kosovar zgjati vetëm pesë minuta. Në të 75’-ën, Christoph Lang realizoi me kokë duke mposhtur portierin e Kosovës dhe duke barazuar shifrat në 1:1.

​Përkundër përpjekjeve deri në fund dhe paraqitjes mjaft pozitive gjatë gjithë takimit, Kosovës i mungoi fati për të marrë fitoren.

​Me këtë barazim, Kosova ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Austria mbetet në krye të grupit me 8 pikë.

Shpërndaj me të tjerët