SPORT/Kurti me “syrin e analistit”: Kosova luajti më mirë se Austria, barazimi nuk e pasqyroi lojën

Prishtinë, 4 tetor 2026 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke dhënë një analizë të detajuar për paraqitjen e “Dardanëve”.

​Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti vlerësoi se rezultati përfundimtar nuk e pasqyroi atë që futbollistët kosovarë dhanë në fushën e lojës.

​”Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë. Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani,” ka shkruar ai.

​Më tej, kreu i qeverisë veçoi rastet e humbura dhe kërkoi më shumë vëmendje e vetëbesim para portës kundërshtare për sfidat e radhës:

​”Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë. Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën. Gëzuar Kosovë!”

Shpërndaj me të tjerët