Gjilan, 4 tetor 2926 – Pas dy ditëve të ngjeshura me aktivitete të shumta, sot u përmbyll me sukses manifestimi kushtuar 65-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Nuhi Berisha.
Dita e dytë e këtij rrugëtimi përkujtimor nisi me aktivitete sportive, ku u organizuan turniri i karatesë në Kamenicë si dhe ai në futboll të vogël.
Përmbyllja e manifestimit u bë me Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Në këtë ngjarje u nderua dhe u kujtua lart sakrifica e madhe e heroit për meftimin e vendit.
Organizatorët falënderuan të gjithë qytetarët e pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij nderimi dy-ditor, duke porositur se kujtimi dhe vepra e heroit Nuhi Berisha do të mbeten të përjetshme.
