SIGURI/Identifikohet shoferi që lëvizte 135 km/h në zonën 40 km/h

Zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kanë identifikuar një ngasës i cili është xhiruar duke vozitur me shpejtësi të rrezikshme dhe më pas videomateriali është publikuar në rrjetet sociale.

​Shoferi po drejtonte automjetin e tij me një shpejtësi prej 135 km/h në një segment rrugor ku me shenjë të trafikut shpejtësia e lejuar ishte e kufizuar në vetëm 40 km/h.

​Ndaj kundërvajtësit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, janë ndërmarrë masat përkatëse dhe i është shqiptuar gjoba prej 400 eurosh, katër pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të përkohshëm të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej nëntë muajsh.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rreptësisht kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, pasi tejkalimet e tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve. / dita24h/

Shpërndaj me të tjerët