​EKONOMI/Parkingu i NPL Tregu me qasje të veçantë dhe pa pagesë për personat me nevoja të veçanta

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së gjithëpërfshirjes, NPL „Tregu“ Sh.A. në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rinj për t’u krijuar kushte dhe mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve pa dallim.

​Krahas pjerrinave të përshtatura në hyrje dhe dalje të hapësirave të tregut, së fundmi janë siguruar edhe vende të veçanta parkimi, si dhe është lehtësuar qasja fizike për personat me nevoja të veçanta.

​Gjithashtu, ndërmarrja njofton se për të gjithë qytetarët e kësaj kategorie, shfrytëzimi i parkingut do të jetë plotësisht pa pagesë, kundrejt paraqitjes së dëshmisë përkatëse.

​Këto masa shënojnë një tjetër hap konkret drejt krijimit të një mjedisi më të qasshëm, funksional dhe gjithëpërfshirës për të gjithë blerësit dhe vizitorët.

​NPL „Tregu“ falënderon qytetarët për besimin e vazhdueshëm dhe iu uron mirëseardhje në hapësirat e tregut./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët