​MOTI PËR VIKEND/Nga dielli e ngrohtësia e së shtunës, te reshjet e dendura të shiut të dielën

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se këtë fundjavë vendi do të përballet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Dita e shtunë do të sjellë mot kryesisht me diell dhe ngrohtësi, ndërsa e diela do të shoqërohet me vranësira, rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

​Sipas IHK-së, të shtunën temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25°C, me vranësira të lehta që lokaliteteve mund t’u sjellin vetëm riga të dobihta shiu.

Ndërkaq, të dielën pritet ndryshim i theksuar i motit: temperaturat do të pësojnë rënie deri në 12°–16°C dhe do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

​IHK bën të ditur se reshjet e së dielës do të jenë të mirëseardhura për sektori e bujqësisë, veçanërisht për përgatitjen e tokës dhe mbjelljet vjeshtore të grurit.

Megjithatë, meteorologët u bëjnë thirrje bujqve që të shmangin punimin e tokës në zonat ku reshjet do të jenë shumë të ngjeshura, për të parandaluar dëmtimin e shtratit të farës.

Shpërndaj me të tjerët