Tre gola vendimtarë të shënuar nga Arb Manaj, dy në Luksemburg dhe një në Prishtinë, i kanë siguruar Dritës kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Këto gola kanë ngjallur emocion të madh te “intelektualët” dhe mbarë komuniteti sportiv në Kosovë.
Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është dedikimi i sinqertë që Manaj u bëri prindërve të tij, babait dhe nënës.
“Golat ia dedikoj babait dhe nënës. Janë ata që më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe kanë sakrifikuar për mua”, ka thënë sulmuesi i Dritës.
Një akt respekti i thellë për prindërit, ata që janë gjithmonë pas çdo suksesi, që nuk kursejnë asgjë për fëmijët e tyre dhe që gëzohen më shumë se kushdo tjetër për çdo hap përpara të tyre.
Sakrifica, përkushtimi dhe dashuria e prindërve shpesh mbeten në heshtje, por Manaj i dha zë atyre përmes golave dhe fjalëve të tij të ndjera.