Tregtia tradicionalisht ka qenë zemra e gjallërisë ekonomike dhe shoqërore, ndërsa sot kjo traditë vazhdon të jetë e gjallë nën të njëjtën çati.
Çdo ditë, dhjetëra tregtarë ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh, nga tregu i gjelbër me produkte të freskëta, te veshmbathjet, artikujt e amvisërisë e shumë të tjera, duke u bërë pika kryesore ku qytetarët gjejnë gjithçka që u nevojitet.
Pas këtyre bizneseve, që në masë të madhe janë ndërmarrje familjare, qëndrojnë dhjetëra punëtorë e prindër.
Përmes punës së tyre të përditshme, ata sigurojnë të ardhura dhe mirëqenie për familjet e tyre, duke mbajtur gjallë ekonominë lokale.
Me të njëjtën zemërgjerësi, mikpritje dhe respekt si në pazarin e dikurshëm, tregtarët tanë ju mirëpresin çdo ditë.
NPL TREGU – në shumë dimensione, gjithmonë në shërbim të qytetarëve!
