SPORT/Klubi i Karatesë “Drita” pajiset me veshje të reja sportive

Klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani është pajisur me veshje të reja sportive, falë mbështetjes financiare të ofruar nga Komuna e Gjilanit.

​Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i KK “Drita”, Blerim Hajdari, i cili në emër të kolektivit dhe sportistëve ka shprehur mirënjohjen për këtë përkrahje me rëndësi për ecurinë e klubit.

“Në emër të klubit, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për Komunën e Gjilanit për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe të rinjve. Kjo mbështetje është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për ta përfaqësuar sa më denjësisht qytetin tonë në garat vendore dhe ndërkombëtare. Faleminderit Komunës së Gjilanit për besimin dhe përkrahjen!”, ka deklaruar Hajdari.

Mbështetja e tillë me pajisje dhe veshje sportive vazhdon të mbetet një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e talentëve të rinj gjilanas dhe ngritjen e cilësisë në garat zyrtare.

Shpërndaj me të tjerët