RAJONI/Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan pret në takim zyrtar delegacionin e OSBE-së

Gjilan, 14 tetor 2026 — Shefi i Operativës Rajonale të Policisë në Gjilan, major Agim Lipovica, i shoqëruar nga stafi i tij, ka pritur në një takim zyrtar pune një delegacion të lartë të Misionit të OSBE-së në Kosovë, të udhëhequr nga drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Bertram Welsing.

​Pjesë e delegacionit të OSBE-së në këtë takim ishin edhe shefi i Sektorit për Siguri Publike, Detlev Quigley, menaxheri i projektit, Erduan Gjigolli, si dhe asistenti i programit, Migjen Abrashi.

​Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me ngritjen e kapaciteteve operacionale të sigurisë përmes trajnimeve të specializuara për pjesëtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet të dyja institucioneve.

​Me këtë rast, major Lipovica shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, e në veçanti për ndihmën e dhënë në realizimin e projektit për vendosjen e kamerave monitoruese në fshatin Cërnicë.

Ky projekt u iniciua nga Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) Cërnicë dhe Njësia e Policisë në Bashkësi pranë Stacionit Policor në Gjilan, me përkrahjen e Komunës së Gjilanit dhe financimin e misionit të OSBE-së./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët