SPORT/Besnik Krasniqi i Dritës “Ylli i Javës” në Superligë

Gjilan, 16 tetor 2026 — Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, me të cilin vlerësohet futbollisti më i dalluar i çdo xhiroje në elitën e futbollit kosovar.

​Për xhiron e nëntë, ky çmim i ka takuar kapitenit dhe mbrojtësit të FC Drita, Besnik Krasniqi, i cili ishte protagonisti kryesor në fitoren e madhe të gjilanasve në udhëtim kundër FC Ballkanit.

​Krasniqi realizoi golin e vetëm të përballjes në minutat shtesë të takimit, duke i siguruar FC Dritës një fitore me rezultat 0:1 dhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Me përvojën dhe paraqitjen e tij gjatë gjithë ndeshjes, kapiteni i bardhekaltërve dha një kontribut vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

​Përzgjedhja për çmimin “Ylli i Javës” u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit./dita24h /

Shpërndaj me të tjerët