TETORI ROZË – VAZHDOJMË ME AKTIVITETET NDËRGJEGJËSUESE
Në kuadër të Muajit Rozë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan po vazhdon me intensitet ligjëratat edukative, me fokus ndërgjegjësimin e popullatës dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Aktivitetet e radhës u zhvilluan në shkollat “Musa Zajmi” dhe “Selami Hallaqi” në Gjilan, ku përmes ligjëratave informative u u tregua rëndësia e kontrolleve preventive dhe kujdesit ndaj shëndetit.
Nga QKMF-ja riiterojnë mesazhin se ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë! / dita24h /
