Tregu i Kafshëve në Gjilan ka pësuar një transformim të plotë, duke krijuar kushte dukshëm më të mira për kafshët, fermerët, tregtarët dhe të gjithë vizitorët.
Ndryshe nga e kaluara, kur tregtimi zhvillohej në hapësira jo të përshtatshme që nuk plotësonin kushtet elementare për blegtorët dhe blerësit, sot ky realitet ka ndryshuar tërësisht.
NPL “Tregu” SH.A. Gjilan fton të gjithë qytetarët dhe fermerët të vizitojnë hapësirat e reja për blerjen dhe shitjen e bagëtive.
Ambienti i ri ofron kushte cilësore, me fokus të veçantë te trajtimi human, mirëqenia e kafshëve dhe mbrojtja e mjedisit, duke dëshmuar se zhvillimi i tregtisë mund të ecë krah për krah me përgjegjësinë ekologjike dhe etike./ dita24h/
