EKONOMI/Tregu i Kafshëve në Gjilan me kushte të reja dhe trajtim human

Tregu i Kafshëve në Gjilan ka pësuar një transformim të plotë, duke krijuar kushte dukshëm më të mira për kafshët, fermerët, tregtarët dhe të gjithë vizitorët.

​Ndryshe nga e kaluara, kur tregtimi zhvillohej në hapësira jo të përshtatshme që nuk plotësonin kushtet elementare për blegtorët dhe blerësit, sot ky realitet ka ndryshuar tërësisht.

​NPL “Tregu” SH.A. Gjilan fton të gjithë qytetarët dhe fermerët të vizitojnë hapësirat e reja për blerjen dhe shitjen e bagëtive.

Ambienti i ri ofron kushte cilësore, me fokus të veçantë te trajtimi human, mirëqenia e kafshëve dhe mbrojtja e mjedisit, duke dëshmuar se zhvillimi i tregtisë mund të ecë krah për krah me përgjegjësinë ekologjike dhe etike./ dita24h/

Shpërndaj me të tjerët