Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt objektivave të saj, duke regjistruar fitoren e 4-të radhazi në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë herë, kampionia në fuqi mposhti Vushtrrinë me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, në kuadër të javës së 12-të.
Bardhekaltrit e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 19-të, kur Mike Arthur shënoi për 1:0, pas asistimit të Igbal Jasharit.
Në minutën e 32-të, Nguena dyfishoi epërsinë në 2:0, pas një harkimi të saktë nga krahu i djathtë nga Mjakit.
Vushtrria reagoi në minutën e 42-të, kur Albion Shurdhaj shënoi një gol të bukur, duke ngushtuar rezultatin në 2:1.
Fitoren e Dritës e vulosi Albert Dabiqaj në minutën e 75-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Vushtrrisë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3:1.
Me këtë fitore, të nëntën radhazi, Drita vazhdon të dëshmojë formën e lartë dhe gradualisht po ndërton një lojë identifikuese, të bukur për sy dhe efikase në fushë.
Pas 12 javësh, Drita arrin në kuotën e 23 pikëve.
