OPINION/ Rruga “Hamdi Kurteshi”, investim qendror apo meritë komunale?

Investimet publike duhet të prezantohen me transparencë, duke respektuar kontributin real të secilit institucion dhe duke shmangur paqartësitë lidhur me meritat për financimin e tyre.

​Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shtrimit të shtresës së fundit të asfaltit në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan.

Në postimin e tij, ai e ka prezantuar projektin si investim të realizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, duke theksuar se nga vlera e përgjithshme e kontratës prej 2.36 milionë eurosh, 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.

​Realizimi i këtij projekti është padyshim një investim i mirëpritur për Gjilanin.

  • Megjithatë, shifrat e bëra publike nga vetë ministri shtrojnë një pyetje të arsyeshme: Kujt i takon merita kryesore për financimin e këtij projekti, Qeverisë së Kosovës apo Komunës së Gjilanit?

​Sipas shifrave të bëra publike nga ministri, nga vlera e përgjithshme e kontratës prej 2.36 milionë eurosh, 2.3 milionë euro mbulohen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pjesa e mbetur prej rreth 60 mijë eurosh i bie të jetë kontributi financiar i Komunës së Gjilanit.

​Ndërkohë, në promovimin e këtij projekti nga udhëheqja komunale është përdorur shprehja: “Drejt fundit të një pune të madhe!”, pa u theksuar në mënyrë të qartë se pjesa dërrmuese e financimit është siguruar nga Qeveria e Kosovës.

​Nga Bashkim Isufi

Shpërndaj me të tjerët