ARSIM / Mbështetje e re për shkollën në Pasjak nga bamirësit e diasporës

Infrastruktura shkollores në fshatin Pasjak ka shënuar një tjetër investim domethënës falë angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme të bashkatdhetarëve tanë që veprojnë në diasporë.

​Këto nisma humanitare dhe kontribute vullnetare vazhdojnë të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës për mësimdhënësit dhe nxënësit, duke krijuar hapësira më moderne dhe funksionale për zhvillimin e procesit edukativ-arsimor.

​Përfaqësuesit e shkollës dhe banorët e zonës kanë shprehur falënderimin e tyre të sinqertë për secilin donator që, përmes mbështetjes së pakursyer, dëshmon lidhjen e pashkëputur me vendlindjen dhe përkushtimin ndaj arsimit të brezave të rinj./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët