HUMANE/Donacion për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në Kamenicë

Kamenicë, 4 nëntor 2026 – Komuna e Kamenicës ka shprehur mirënjohjen e saj për Selami Kqikun, imam në Xhaminë e Madhe në Koretin, i cili në bashkëpunim me disa bamirës ka mundësuar një donacion në vlerë prej rreth 2,000 eurosh.

Donacioni përfshin mjete dhe lodra didaktike të dedikuara për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

​Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi.

​Ky donacion i është dorëzuar Ekipit Komunal për Vlerësimin Pedagogjik të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Mjetet e siguruara do të kontribuojnë ndjeshëm në pasurimin e punës së ekipit, duke ofruar kushte më të mira për vlerësimin dhe mbështetjen e këtyre fëmijëve.

​Komuna e Kamenicës ka vlerësuar lart këtë kontribut, i cili dëshmon solidaritet të lartë dhe përkushtim ndaj një çështjeje me rëndësi të veçantë shoqërore.

​“Falënderojmë Selami Kqiku dhe të gjithë bamirësit për këtë gjest human dhe për mbështetjen e tyre të çmuar,” thuhet në njoftimin e komunës./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët