Gjilan, 5 Nëntor 2026- Më datën 05.11.2026, me dyshimin për armëmbajtje pa leje, është realizuar një kontroll ndaj tre personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke qëndruar në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën: një (1) armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe dhjetë (10) fishekë, një (1) pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një (1) karikator dhe tetë (8) fishekë, një (1) pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, si dhe një mjet i ftohtë (thikë).
Të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
