POLICI/Eprori nga Gjilani, Avni Uruqi, emërohet shef i Divizionit për Siguri Publike në Prishtinë

Lëvizjet dhe emërimet e reja në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës po vazhdojnë.

Sipas raportimeve nga mediat qendrore, eprori i lartë policor nga Gjilani, major Avni Uruqi, është emëruar në detyrën e shefit të Divizionit për Siguri Publike në Prishtinë.

​Ndërkohë, vëmendja mbetet te Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ku pritet të shihet nëse do të ketë ndryshime të reja në pozitat udhëheqëse.

​Ndryshimet e fundit kanë prekur edhe rajone të tjera policore, përfshirë Gjilanin, ku është raportuar për emërimin e Luan Kekës si drejtor rajonal.

Shpërndaj me të tjerët