Dje, NPL Tregu ishte nikoqir i një aktiviteti në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të ekonomive familjare, ku përfituese ishin 30 familje nga komunat e Gjilanit dhe Kamenicës.
OJQ LIZA-R, në mbështetje të partnerit të saj IHH Nederland, realizoi shpërndarjen e konstrukcioneve metalike dhe najlonëve për sera, në kuadër të projektit “30 Sera Bujqësore për Familjet në Gjilan dhe Kamenicë”.
Në vazhdën e përkushtimit tonë për të qenë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, NPL Tregu vuri në dispozicion hapësirën e parkingut të Tregut për realizimin e këtij aktiviteti, duke kontribuar kështu në mbarëvajtjen e tij dhe në mbështetjen e familjeve përfituese.
Ne besojmë se bashkëpunimi dhe mbështetja e iniciativave të tilla janë një kontribut i drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e komunitetit.
NPL TREGU – partner dhe bashkëpunëtor i të gjithë atyre që punojnë për qytetarin dhe të mirën e komunës sonë!
