SPORT/Drita triumfon në dramën pesësetëshe ndaj Skënderbeut në Lipjan

KV Drita ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme dhe dramatike në udhëtim kundër Skënderbeut, duke triumfuar me rezultat 3-2 (16:25, 25:21, 25:27, 25:20, 9:15), në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën A të meshkujve.

​Ndeshja e zhvilluar në Lipjan ka përmbushur çdo pritshmëri për spektakël, rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit.

Gjilanasit e nisën takimin në mënyrë ideale, duke dominuar setin e parë me shifrat 25:16. Megjithatë, vendasit e Skënderbeut reaguan shpejt, duke u kthyer fuqishëm në setin e dytë për të barazuar shifrat (25:21).

​Pika kthesës e ndeshjes u duk se ishte seti i tretë, një betejë e vërtetë pikë për pikë ku Drita tregoj më shumë përqendrim për ta fituar ngushtë 27:25.

Por, vendasit refuzuan dorëzimin dhe me një paraqitje bindëse në setin e katër (25:20) barazuan sërish rezultatin, duke e dërguar sfidën në setin e pestë dhe vendimtar.

​Në aktin e fundit të ndeshjes, përvoja dhe qetësia e lojtarëve të Dritës bënë diferencën. Me një dominim të qartë në fushë, gjilanasit mbyllën setin e pestë me shifrat 15:9, duke siguruar dy pikë të arta nga kjo përballje, ndërsa Skënderbeu u mjaftua me një pikë.

​Pas kësaj xhiroje, të dyja skuadrat ndajnë një bilanc identik në tabelë: nga 12 pikë të tubuara, me katër fitore dhe pesë humbje pas nëntë ndeshjeve të para.

Shpërndaj me të tjerët