LOKALE/Fadil Ademi nis takimet e rregullta javore me qytetarët e Gjilanit

GJILAN – Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Gjilan, Fadil Ademi, ka nisur sot takimet e rregullta javore me qytetarët e kësaj komune, me qëllim që të dëgjojë nga afër hallet, kërkesat dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

​Përmes një njoftimi, Ademi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, duke u zotuar se të gjitha çështjet e ngritura do t’i përcjellë në institucionet përgjegjëse.

Ai ka shtuar se do të angazhohet maksimalisht që për secilën kërkesë të merret përgjigje dhe të gjenden zgjidhje konkrete.

​Këto takime do të mbahen çdo të premte, nga ora 10:00 deri në 12:00, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, derisa të përfundojë rregullimi i objektit të Kuvendit Komunal.

​Këshilltari Ademi ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë hapësirë për t’i ndarë problemet e tyre, duke theksuar se kontakti i drejtpërdrejtë me ta do të vazhdojë në funksion të adresimit të nevojave të komunitetit.

Shpërndaj me të tjerët