LOKALE/ Rregullohet me zhavorr rruga “Liljana Qavolli”, banorët falënderojnë Ademin

Gjilan, 14 nëntor 2026 – Banorët e rrugës “Liljana Qavolli” kanë zhvilluar një takim me asamblistin Fadil Ademi, për të diskutuar nga afër lidhur me hallet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre për infrastrukturën e lagjes.

Vlen të theksohet se asamblisti Ademi ka filluar të mbajë çdo të premte takime të rregullta javore, ku dëgjon nga afër shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.

​Me këtë rast, banorët kanë shprehur falënderimin e tyre për kohën, gatishmërinë dhe angazhimin e treguar nga asamblisti Ademi për t’u dalë në ndihmë në rregullimin e rrugës me zhavorr, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për të dëgjuar dhe adresuar problemet e komunitetit.

​Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe gurëthyesit “Kofix”, me pronar Arsim Thaqin, për ndihmën dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.

​Duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, banorët i kanë uruar shëndet, suksese dhe punë të mbarë. /dita24h/

​

Shpërndaj me të tjerët