SPORT/ Kosova ngec në Prishtinë, Izraeli merr një pikë

SPORT/ Kosova barazon pa gola me Izraelin në Prishtinë, mbetet fitorja e munguar

​Kosova ka barazuar pa gola kundër Izraelit në Prishtinë, në një ndeshje ku pikët e plota ishin imperativ përfaqësueses sonë.

Edhe përkundër mungesave në përbërje, ky barazim nuk arrihet të justifikohet plotësisht, sidomos duke pasur parasysh se triumfi ishte i domosdoshëm për ecjen e mëtutjeshme.

​Në fushën e blertë u vu re një lloj ngecjeje në mekanizmin e lojës, ku munguan aksionet e rrjedhshme dhe rastet konkrete për shënim.

Pjesa e parë e gjeti Kosovën më kërkuese dhe me iniciativa më të larta sulmuese, por pa konkretizim konkret në portën kundërshtare.

​Situata u vështirësua ndjeshëm në fraksionin e dytë të takimit, kur Kosova u detyrua të luajë me një lojtar më pak në fushë.

Futbollisti Hoxha u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, gjë që kushtëzoi lëvizjet dhe ritmin e skuadrës deri në fund të ndeshjes.

​Pas këtij barazimi në shtëpi, përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një mision edhe më sfidues në ndeshjen e radhës, ku do të përballet në udhëtim kundër Republikës së Irlandës./dita24h/

​

Shpërndaj me të tjerët