Superliga A – Femrat | Xhiro 11
Prishtina Elite 0 – 3 Drita
(19:25, 14:25, 19:25)
Vashat e Dritës kanë regjistruar një tjetër fitore mbresëlënëse në kuadër të superligës a të kosovës në volejboll, duke triumfuar pastër si mysafire ndaj prishtina elite.
Skuadra nga Gjiilani e ka konfirmuar formën e lartë dhe ambiciet e qarta për kreun e tabelës, duke dominuar takimin nga minuta e parë deri në atë të fundit. Kontrollin e lojës e morën që në setin e parë, të cilin e mbyllën në favor të tyre me rezultatin 25:19.
Në setin e dytë, epërsia e gjilanaseve ishte edhe më e theksuar. Me një lojë të disiplinuar në mbrojtje dhe efikase në sulm, drita lejoi vetëm 14 pikë nga vendaset, duke e çuar epërsinë e përgjithshme në 2-0.
Prishtina Elite tregoi fytyrë tjetër në setin e tretë, duke bërë rezistencë më të fortë dhe duke provuar të kthehet në lojë.
Megjithatë, volejbollistet e Dritës ruajtën qetësinë dhe ritmin e duhur në momentet kyçe, duke e mbyllur setin e radhës sërish me shifrat 25:19 dhe duke vulosur fitoren e radhës.
Me këtë triumf të radhës, drita vazhdon e qetë në pozitën e liderit të kampionatit, duke dëshmuar se mbetet skuadra për t’u mposhtur këtë edicion në superligë.
