KUJTESË HISTORIKE/Arti si sfidë ndaj errësirës së qelive të UDB-së

Historia e lirisë shpesh shkruhet me gjak, sakrifica dhe dhimbje, por ajo gjithashtu ruan dëshmi të rralla se si shpirti njerëzor refuzon të thyhet.

Në faqet e errëta të persekucionit politik të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, burgu famëkeq i Beogradit (CZ) ka qenë skenë e torturave më çnjerëzore.

Megjithatë, pikërisht atje, në izolimin total të vitit 1983, veprimtari dhe udhëheqësi i shquar Hydajet Hyseni shkroi një nga faqet më prekëse të qëndresës përmes artit.

Përmes një rrëfimi emocional dhe dokumentues, veprimtari Ismet Sylejmani sjell për lexuesit e portalit tonë historinë e pazakontë të një autoportreti të lindur nga errësira, uji dhe një rreze e vetme dielli.

Lajmi i plotë i autorit

​AUTOPORTRETI I HYDAJET HYSENIT I KRIJUAR NË ERRËSIRËN E QELISË SË BURGUT, NË TORTURAT ÇNJERËZORE NË CZ

​Një portret i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, i realizuar nga vetë Ai, në qelinë e burgut, gjatë kohës kur ndaj Tij ushtroheshin tortura çnjerëzore!

​Në qeli të CZ-së, Burgut Qendror në Beograd, në vitin 1983!

​Një rreze dielli në kontakt me pak ujë në dysheme ka mjaftuar të shërbejë si një pasqyrë, për ta parë dhe vizatuar veten!

​Ka qenë disa muaj në qeli!

​I vetëm!

​Pa asnjë kontakt!

​Ky nuk është thjesht një autoportret artistik!

​Është një dëshmi e qëndresës njerëzore, e vuajtjes dhe e krijimtarisë që nuk u shua as në kushtet më të rënda të mbajtjes në qelitë famëkëqija!

​Kur Udhëheqësit Hydajet Hyseni autoritetet e burgut dhe xhelatët e UDB-së nuk ia prenin flokët sepse ashtu e torturonin më mirë dhe i shkaktonin dhembje më shumë, nuk i lejonin pasqyrë, dhe në ato momente dramatike, ku mbizotëronte errësira dhe ku torturat synonin të thyenin shqiptarin e madh Hydajet Hysenin, Udhëheqësi revolucionar gjeti forcën për ta përjetësuar vetveten përmes artit!

​Një fytyrë e vizatuar në errësirë, por një dëshmi që mbetet në dritën e historisë!

​Ismet Sylejmani

Prishtinë, 15 Nëntor 2026

Shpërndaj me të tjerët