MOTI/​Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë kësaj jave

Gjatë periudhës 16–20 nëntor 2026, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm, por në përgjithësi i butë vjeshtor, me temperatura minimale nga 3 deri në 10°C dhe maksimale nga 8 deri në 20°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi.

​Java nis sot, të hënën, me vranësira dhe riga shiu (3–7°C / 8–13°C), ndërsa të martën pritet përmirësim me diell dhe vranësira të shpërndara, ku maksimalet arrijnë deri në 18°C.

Të mërkurën do të ketë diell, por edhe mundësi për riga lokale shiu (4–7°C / 15–18°C), kurse të enjten moti rikthehet kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme, duke shënuar edhe temperaturën maksimale të javës deri në 20°C.

Java përmbyllet të premten me vranësira dhe intervale me diell (4–9°C / 15–18°C).

​Sa i përket kushteve biometeorologjike, luhatjet e temperaturave dhe vranësirat mund të shkaktojnë shqetësime të lehta te personat me sëmundje kronike, ndërsa ditët me diell si e marta dhe e premtja do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë.

Ndërkohë, kushtet agrometeorologjike vlerësohen të favorshme për mbirjen e grurit dimëror falë lagështisë nga reshjet dhe mungesës së rrezikut nga ngricat./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët