Gjilan: KPF-ja miraton në parim Planin Operativ Emergjent, rruga e hapur për miratim në Kuvendin Komunal
Më 18.11.2026, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar dhe votuar unanimisht Plani Operativ Emergjent dhe Anekset Funksionale, dokument ky i hartuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.
Gjatë prezantimit, drejtori i kësaj drejtorie, Enver Shabani, theksoi rëndësinë e këtij dokumenti strategjik për menaxhimin efikas të situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore e të tjera në komunë.
Pas diskutimeve nga anëtarët e komitetit, dokumenti mori dritën jeshile dhe u procedua për miratim final në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës./dita24h/
