Gjatë vikendit (28–29 nëntor 2026), vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të ftohta nga veriperëndimi i Evropës, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), një episod edhe më i theksuar i ftohjes pritet javën e ardhshme, me fillimin e dimrit meteorologjik.
Të shtunën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore, me temperatura minimale nga 0°C deri në 3°C dhe maksimale nga 2°C deri në 5°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–9 m/s.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje bore, ku temperaturat minimale pritet të zbresin nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 3°C, me erë nga veriperëndimi 1–6 m/s.
Kushtet biometeorologjike parashikohen kryesisht të pafavorshme, veçanërisht të dielën për shkak të temperaturave të ulëta në mëngjes, lagështisë dhe erës që rrit ndjesinë e të ftohtit.
Rekomandohet kujdes i shtuar për të moshuarit, fëmijët dhe personat me ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të motit, si dhe veshje e përshtatshme me kufizim të qëndrimit të gjatë në ambient të hapur. /dita24h/
