GJILAN, 28 nëntor 2026 – Me ftesë zyrtare të Bashkisë së Vlorës, nga data 26 deri më 28 nëntor 2026, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Jeton Rexhepi, së bashku me nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe të Shkollës së Muzikës, morën pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar “Këngë e Traditë”, të organizuar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë këtij manifestimi kulturor, nxënësit nga Gjilani u dalluan me paraqitjet e tyre artistike, duke fituar çmime të rëndësishme dhe duke përfaqësuar denjësisht komunën e Gjilanit në skenën mbarëkombëtare.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Gjilani u prit në mjediset e Bashkisë nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, ku u vlerësua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit arsimor dhe kulturor ndërmjet dy qyteteve.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ky institucion ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e Bashkisë së Vlorës dhe ka përgëzuar nxënësit e mësimdhënësit për sukseset e arritura, duke theksuar se kultura dhe tradita kombëtare mbeten ura që i bashkojnë brezat. /dita24h/
