MORTORE/Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare veterani i arsimit në Gjilan, Bajram Qerimi

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare veterani i arsimit, mësuesi nga Llovca e Gjilanit, Bajram Qerimi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.

​Sipas njoftimit të familjes Qerimi, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 28 nëntor 2026, me namazin e ikindisë në orën 13:55, në varrezat e fshatit Llovcë.

​Mësuesi Bajram Qerimi (1946–2026) dha 44 vjet kontribut të vazhdueshëm në arsim, duke punuar me ditar në dorë deri në pensionimin e tij në vitin 2011.

Gjatë rrugëtimit të tij profesional, ai shërbeu në Shkollën Fillore “Liria” në Llovcë, në shkollën e Pogragjës dhe në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan.

​Bajram Qerimi do të mbahet mend si njeri i respektuar dhe një emër i lidhur ngushtë me arsimin, edukimin dhe formimin e shumë brezave. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët