GJILAN, 28 nëntor 2026 – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, sot në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendosja e kësaj embleme në hapësirën publike të qytetit paraqet shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, si dhe synon ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e rinj./dita24h/
