Greta Maliqi, një 15-vjeçare me prejardhje nga Gjilani, është përfshirë në përfaqësuesen e Kosovës U17 në hendboll. Ajo jeton në Norvegji dhe luan për klubin Sandnes HK, në pozitat bek i majtë, pivot dhe alo. Greta është dalluar për lojë kolektive e dinamike, gola dhe asistime të shumta.
Me hendboll ka nisur të merret që në moshën 6-vjeçare, duke ndjekur shembullin e motrave të saj. Prej moshës 13-vjeçare, ajo ka marrë pjesë në grumbullimet e talenteve të reja të organizuara nga Federata Norvegjeze e Hendbollit, ku është vlerësuar për potencialin dhe disiplinën e saj sportive.
Talenti i saj ra në sy edhe te drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, që e ftoi fillimisht në fazën përgatitore dhe më pas në kampin veror në Istog. Aty ajo bindi trajnerin Verim Zherka, duke siguruar vend në ekipin U17.
Familja e saj, me origjinë nga Gjilani, ishte shpërngulur në Sandnesit pas luftës. Greta është një shembull i shkëlqyer i përfshirjes së diasporës në sportin kosovar.
Kosova U17 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Hendbollit (Divizioni B), që do të zhvillohet në Prishtinë, nga data 4 deri më 10 gusht 2025.

