Hapet biznesi i ri, përfitues i Fondit për Ndërmarrësi në Gjilan

 

Në kuadër të përkrahjes së të rinjve dhe grave nga Komuna e Gjilanit, është hapur një biznes premtues dhe inovativ.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së biznesit EDM Events, i përket Albana  Pireva, e cila me përkushtim dhe pasion po sjell risi në organizimin e eventeve në komunën tonë.

Hyseni theksoi se ky është biznesi më i ri në qytet dhe një shembull i qartë se si mbështetja e duhur fuqizon të rinjtë dhe gratë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

“Jemi krenarë që politikat tona po japin fryte dhe do të vazhdojmë me përkushtim edhe në vitet në vijim. Suksese, Albana!”  tha kryetari.

 

Shpërndaj me të tjerët