Bero Kingdom nga Prizreni fiton turneun 3×3 në Gjilan

Finale dinamike nën qiellin veror, fituesit marrin 800 euro

Në një atmosferë verore dhe sportive, mbrëmë në orët e vona përfundoi turneu atraktiv i basketbollit 3×3, i zhvilluar në ambient të hapur në parkun e lagjes Dardania në Gjilan.

Prizrenasit triumfojnë në finale

Ekipi Bero Kingdom nga Prizreni doli fitues i këtij turneu, duke mposhtur në finale ekipin gjilanas Koi Hand. Përveç trofeut, fituesit morën edhe shpërblimin prej 800 euro, ndërsa vendi i dytë u shpërblye me 200 euro.

Lojtari më i mirë i tri pikëve

 

Çmimi për lojtarin më të mirë në gjuajtjet për tri pikë shkoi gjithashtu për Prizrenin. Arion Balluku u dallua me saktësi dhe teknikë, duke fituar kështu çmimin prej 100 eurosh.

Pjesëmarrje e mirë, organizim i përbashkët

Në garë morën pjesë 8 ekipe, një pjesëmarrje që, megjithatë, mbetet e vogël për një turne të këtij formati sportiv.
Turneu u organizua nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Gjilanit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët