Drita sërish ndaj Differdange, këtë herë për play-off të Conference League

 

Pas eliminimit nga Europa League, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani ka mësuar kundërshtarin në play-off të Conference League, një emër tashmë i njohur, FC Differdange 03 nga Luksemburgu, që gjilanasit e mposhtën në të dyja ndeshjet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve (1-0 në Prishtinë dhe 3-2 si mysafirë).

Në Europa League, Drita nuk arriti të përmbysë humbjen nga FCSB, duke u mposhtur 3-1 në “Fadil Vokrri” dhe duke u eliminuar në raundin e tretë. Tani, Ramadani dhe djemtë e tij kanë “shansin e artë” për të siguruar grupet e Conference League.

 

Shpërndaj me të tjerët