Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare luftëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe i UÇPMB-së, Sadat Jetishi, nga fshati Uglar i Gjilanit.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ndërsa ngushëllime dhe njoftim zyrtar për ndarjen e tij nga jeta ka lëshuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 13:00 (me faljen e drekës), në varrezat e fshatit Uglar
