​INOVACION/ ​Profesoresha nga Gjilani pjesë e sukseseve të studentëve në Universitetin SRH në Mynih

Profesoresha gjilanase prezanton projektet inovative të studentëve të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Mynihut

Profesoresha gjilanase e Shkencave Kompjuterike, Lindita Nebiu Hyseni, e cila ligjëron në Universitetin SRH (Campus Mynih), ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga prezantimi i projekteve përfundimtare të studentëve të nivelit Bachelor. ​

Ajo bëri të ditur se mori pjesë në vlerësimin e punimeve të kohortës së prillit 2026, ku studentët shpalosën zgjidhje inovative softuerike. ​

Sipas saj, studentët dëshmuan jo vetëm njohuri të avancuara teknike, por edhe aftësi të larta në zgjidhjen e problemeve, komunikim, punë në ekip dhe prezantim profesional. ​

“Projektet pasqyruan zbatimin praktik të njohurive të fituara, diçka që është në qendër të edukimit në fushën e shkencave kompjuterike dhe në përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës,” është shprehur ajo.

​Më tej, profesoresha Nebiu Hysen përgëzoi studentët për cilësinë e punimeve dhe kreativitetin e treguar, duke iu uruar atyre sukses të mëtejshëm në rrugëtimin akademik dhe profesional.

 

Shpërndaj me të tjerët