NJOFTIM/ ​Komuna e Gjilanit cakton afatin përfundimtar për deklarimin e dëmeve nga reshjet dhe breshëri

 Komuna e Gjilanit njofton opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e saj se afati për dorëzimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, të cilat prekën territorin e komunës nga data 20 korrik e këtej, do të mbyllet përfundimisht më 7 gusht 2026 (e premte), në orën 16:00.

​Organet komunale bëjnë me dije se pas mbylljes së këtij afati zyrtar, nuk do të merret më në shqyrtim asnjë kërkesë e re për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.​

Thirrje për qytetarët:

Luteni të gjithë bashkëqytetarët që kanë pësuar dëme dhe nuk e kanë dorëzuar ende kërkesën e tyre, t’i drejtohen Zyrës për Shërbime me Qytetarë pranë Komunës së Gjilanit për të kryer procedurën përkatëse brenda afatit të sipërcekur.

Shpërndaj me të tjerët