Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe kujtime, ditë më parë u zhvillua ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre me përkushtim ndër vite në Shkollën Fillore “Migjeni” në Çaravajkë.
Gjatë këtij aktiviteti solemn, u ndanë mirënjohje për punonjësit e arsimit dhe stafin mbështetës që shërbyen gjatë periudhës historike 1947–1995.
Përmes këtij akti u nderua puna, sakrifica e madhe dhe angazhimi i palodhshëm i mësuesve e punonjësve që lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave.
Ky aktivitet shënoi një moment të veçantë kujtese dhe respekti për të gjithë ata që i shërbyen me dashuri shkollës dhe komunitetit, duke krijuar themelet e forta të dijes dhe të ardhmes së nxënësve.
Nderim, mirënjohje dhe respekt i thellë për çdo kontribut të dhënë ndër vite në arsimimin e brezave!
Ndër shumë personalitete arsimore ishte e pranishme edhe Nexhmije Behluli nga Gjilani, e cila mori mirënjohje për kontributin e dhënë për arsimimin e brezave në Karadak, si mësuese në Sh. F. “Migjeni”, Caravajkë, paralelja e ndarë në Maxhere (1962 – 1965).
