LOKALE / Komuna e Gjilanit njofton nisjen e dezinsektimit hapësinor më 1 gusht

Komuna e Gjilanit u ka bërë me dije qytetarëve, bletarëve, medieve dhe Policisë së Kosovës se ditën e shtunë, më 1 gusht 2026, me fillim nga ora 19:30, do të nisë procesi i dezinsektimit hapësinor në të gjithë territorin e komunës.

​Përmes këtij njoftimi, organet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë zhvillimit të këtij procesi t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive e objekteve, me qëllim parandalimin e futjes së insekteve në ambientet e brendshme.

Po ashtu, një thirrje e veçantë u është drejtuar bletarëve të rajonit që të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse për sigurinë e bletëve, konform rekomandimeve profesionale.

​Nga komuna po ashtu është bërë me dije se në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, siç mund të jenë shiu apo erërat e forta, procesi i dezinsektimit do të shtyhet për ditën e ardhshme me mot të përshtatshëm.

Shpërndaj me të tjerët