Skuadra e Dritës në ndeshjen e dytë të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire në Gjakovë, me rezultat 84:71 , duke dhënë shpresë se sivjet do të rikthehet aty ku ka vend, në Superligë
Me lojë të mirë dhe kontribut të lartë te Drita u dalluan Rinor Dedinca me 24 pikë, Laurant Ibrahimi me 16, si dhe Qëndrim Demi e Bardh Jakupi me 14 pikë secili.
Në ndeshjen e parë, Drita kishte pësuar disfatë nga Ponte Prizreni, ekipi që sivjet ka rënë nga Superliga, me rezultat 88:55 .
Drejtori sportiv i klubit, Arben Bislimi, pas kësaj ndeshjeje është i kënaqur jo vetëm rezultatin, por edhe me paraqitjen e ekipit.
Sipas tij, me disa përforcime në afatin kalimtar të janarit, Drita do të jetë skuadër pretendente për rikthimin në Superligë .

