Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës kohore 24 – 30 tetor 2025, në kuadër të planeve operative për siguri në komunikacion, janë shqiptuar gjithsej 1,597 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 19 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 17 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, policia ka shqiptuar 47 masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për shoferët që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka rikujtuar se, në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndalohet përdorimi i telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera gjatë drejtimit të mjetit, pasi ato ndikojnë në zvogëlimin e vëmendjes dhe rrisin rrezikun për aksidente.
Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.


