Ismajli: Zemra e Gjilanit rrahu fort për LDK-në në teatrin historik

 

Sonte, në sallën historike të Teatrit të Gjilanit, ku 35 vite më parë u mbajt Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u rikthye emocion dhe frymë e madhe për LDK-në.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga LDK, Arbër R. Ismajli, tha se zemra e Gjilanit rrahu fort për LDK-në, për historinë, për të ardhmen dhe për fitoren që po vjen më 9 nëntor.

 “Faleminderit shumë për përkrahjen dhe besimin. Do të mbetem gjithmonë mirënjohës për jetë e mot! Përgjithmonë i juaji”, u shpreh Ismajli në fjalën e tij para qytetarëve e simpatizantëve të shumtë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët