Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur sot dhjetëra të rinj e të reja që i janë bashkuar këtij subjekti politik, në një ngjarje që u cilësua si dëshmi e rritjes dhe përhapjes së vlerave të saj në mesin e të rinjve.
Në njoftimin e publikuar nga Lëvizja thuhet se kjo është një tjetër konfirmim se vlerat e Vetëvendosjes po përqafohen gjithnjë e më shumë, sidomos nga të rinjtë që besojnë në të mirën e përbashkët.
“Lëvizja është e fuqishme vetëm me qytetarët! Lëvizja jonë po rritet çdo ditë e më shumë, me të rinj që sjellin energji, ide të guximshme dhe besim të fuqishëm. Kjo është vula që tregon se jemi në rrugë të mbarë dhe se bashkë ia dalim para çdo sfide”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ky bashkim i ri, sipas Vetëvendosjes, është tregues i përfshirjes së brezit të ri në procese politike dhe shoqërore që synojnë ndryshim dhe zhvillim.

